26.06.2015 · përditësuar para 4032 dite1 min lexim
Shumë gra në të gjithë Japoninë, janë duke u “çmendur” pas një gorille të quajtur, Shaban.
Shabani jeton në kopshtin zoologjik Higashiyama.
Për gorillën 180 kg, gratë nga gjithë Japonia po bëjnë kilometra të tëra vetëm për ta parë, transmeton Klan Kosova.
Sipas medieve lokale, pothuajse çdo ditë është një turmë e madhe e grave që po vijnë për ta parë Shabanin.
Shabani është rritur në kopshtin zoologjik në Sydney, por në vitin 2007 ai u zhvendos për në Japoni.
Shumë gra kur shkojnë të e vizitojnë i bëjnë shumë foto, e pothuajse në të gjitha ato Shabani duket shumë fotogjenik sikurse është i vetëdijshëm për vëmendjen e tyre.
Gratë për Shabanin po e përdorin frazën (Ikemen), kur flitet për majmunin, fjalë që përdoret për meshkujt e bukur.
Shabani tani është duke u përdorur si fytyrë për të reklamuar kopshtin zoologjik ku ai qëndron.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.