Sonte me fillim nga ora 20:30 në kanalet sportive brenda platformës më të madhe televizive shqiptare,
Artmotion, mund ta ndiqni derbin gjerman mes Dortmundit dhe Bayer Leverkusenit.
Vendasit e presin në "Signal Iduna Park", skuadrën e Granit Xhakës, në ndeshjen e parë për 2025-ën, ku statistikë interesante është se "Verdh e Zinjtë" nuk e kanë humbur ndeshjen e parë të vitit që nga 2005-ta.
Në anën tjetër, Leverkuseni ka seri fantastike, ku në 10 ndeshjet e fundit, ka shënuar nëntë fitore dhe një barazim, për dallim nga kundërshtari i sotëm i tyre që ka pesë fitore, dy humbje dhe tri barazime, njofton Klankosova.tv.
Ndërkohë njëri nga mesfushorët më të mirë të Leverkusenit, Granit Xhaka, është në dyshim për duelin e sotëm, pasi nuk arriti që ta përfundonte seancën e djeshme stërvitore, si pasojë e një problemi në kyçin e këmbës.
Aktualisht, BVB gjendet në vendin e gjashtë me 25 pikë nga 15 ndeshje, kurse "Aspirinat" pozicionohen të dytët me 32 pikë, katër më pak se lideri, Bayern Munchen.
