Lajmet e fundit

Llapi ka njoftuar se Granit Jashari e ka përfunduar me sukses operimin, pas lëndimit të pësuar në xhiron e 25-të ndaj Malishevës në Superligën e Kosovës.
Klubi nga Podujeva theksoi se Jashari do të rikthehet edhe me i fortë se kurrë më parë.
“Pas operimit, futbollisti Jashari e ka gjendjen stabile dhe atë e kanë vizituar Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella dhe kryetrajneri Tahir Batatina”, thuhet në njoftim.
“Drejtori Sportiv dhe Kryetrajneri e kanë mbështetur "Granden" maksimalisht në këtë sfidë të pa pritur për të dhe kanë i kanë dëshiruar rikthim dhe shërim sa më të shpejtë në fushë”.
“Me karakterin e madh që posedon, pa dyshim që Graniti do rikthehet edhe më i fortë se kurrë më pare. Shërim të shpejtë Grande”.