Franca do të jetë pa Marcus Thuram në ndeshjen e fazës me eliminim direkt ndaj Suedisë.
Sulmuesi i Interit nuk është përfshirë në skuadrë për shkak të një problemi të lehtë muskulor në pulpë, konfirmoi trajneri Didier Deschamps.
Deschamps sqaroi se lëndimi nuk është serioz, por Thuram nuk do të jetë gati në kohë për sfidën me suedezët, transmeton Klankosova.tv.
Sulmuesi kishte munguar edhe në stërvitjet e fundit të kombëtares franceze për shkak të këtij shqetësimi fizik.
Mungesa e Thuramit është një goditje për repartin ofensiv të "Gjelave", që synojnë kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Botës./Klankosova.tv
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.