Kombëtarja e Anglisë ka pësuar një goditje të rëndë vetëm pak para debutimit në Kupën e Botës 2026.
Mbrojtësi i Newcastle United, Tino Livramento, është detyruar të largohet nga grumbullimi pas një dëmtimi në pulpë të këmbës, i cili nuk i lejon të vazhdojë turneun.
Përzgjedhësi Thomas Tuchel ka reaguar menjëherë, duke ftuar në vend të tij mbrojtësin e Chelsea-t, Trevoh Chalobah. FIFA lejon zëvendësime të tilla deri në 24 orë para ndeshjes së parë të ekipit në rast dëmtimesh serioze, transmeton Klankosova.tv.
Anglia do ta nisë rrugëtimin në Botërorin 2026 me përballjen ndaj Kroacisë, ndërsa mungesa e Livramentos konsiderohet një humbje e rëndësishme për repartin defensiv të "Tre Luanëve".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.