Lajmet e fundit

Nuk e dimë nëse Lamine Yamali i ka kryer detyrat e shtëpisë për sa i përket shkollë së mesme, por për sa i përket kombëtares, deri në finale i ka ujdisur ato.
16-vjeçari u bë lojtari më i ri që shënon në histori të kampionateve evropiane pas një supergoli kundër Francës.
Futbollisti i Francës, Adrien Rabiot, kishte vënë në mëdyshje gjendjen psikologjike të Yamalit adoleshentit në një fazë kaq të shtyrë të garës si gjysmëfinalja.
Mirëpo ylli dhe ymyti i Barcelonës për vitet në vijim e dëshmoi edhe njëherë që lëre që s'i druhet skenës së madhe, por e ndjek atë, e ha atë, jeton për të.