Lajmet e fundit

Gjilani ka kaluar në epërsi ndaj Ballkanit në derbin e kësaj jave.
Robert Rrahmani realizoi për vendësit në minutën e gjashtë.
Ky ballafaqim në kuadër të xhiros së dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, po zhvillohet në stadiumin me bar artificial në kryeqendrën e Anamoravës.
Aktualisht, Ballkani ka marrë pikët e plota në javën e parë ndaj Dukagjinit, kurse Gjilani ka barazuar me Llapin në Podujevë.