Kampioni i Anglisë, Arsenali, po kërkon të përforcojë repartin e ofensiv me një sulmues të ri dhe ka shfaqur interesim serioz për yllin e Brentfordit, Igor Thiago.
Megjithatë, "Topçinjtë" nuk janë të vetëm në këtë garë, pasi sipas medieve angleze, edhe Manchester United po ndjek nga afër situatën e sulmuesit brazilian, transmeton Klankosova.tv.
Sipas raportimeve nga TEAMtalk, Brentfordi e vlerëson 24-vjeçarin në shifrën e lartë prej 80 milionë eurosh.
Me një kontratë që zgjat deri në vitin 2031, klubi i "Bees" ndodhet në një pozicion të fortë negociues dhe po fërkon duart për një përfitim maksimal financiar këtë merkaro. Kjo verë premton një duel të zjarrtë mes dy gjigantëve anglezë për shërbimet e brazilianit.●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.