Maleve të Kosovës, Jorn Rohde u ngjit shpesh gjatë mandatit të tij.
E ambasada gjermane që ky drejton, edhe po i promovon në faqen e saj si bukuri të Kosovës, raporton Klan Kosova.
Por, për Majën e Zogut e Gjeravicën, që i postoi së fundit, kjo përfaqësi diplomatike u detyrua edhe të merret edhe mbrojtjen politike lidhur me vendndohdhjen gjeografike të tyre.
Kjo, për shkak se një numër i madh serbësh u vërsulën me komente, duke iu referuar këtyre maleve si tokë serbe.
Kësisoj, shumicës prej tyre, ambasada iu përgjigj preras se janë prona të Kosovës së pavarur, e cila më nuk është pjesë e Serbisë.
Detajet nga kjo kronikë i gjeni më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=9VzrvU3HwmQ
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.