Një fëmijë që është raportuar i zhdukur që prej vitit 2002, është gjetur javën e kaluar shëndoshë e mirë në Clecland, Ohio.
Julian Hernandez jetonte në Alabama dhe ishte nën kujdestarinë ligjore të nënës së tij por në moshën pesë vjeçare ai u rrëmbye, transmeton Klan Kosova.
Sipas policisë, atë e rrëmbeu babai i tij Bobby Hernandez i cili ligjërisht nuk kishte leje.
Rasti i zbulua tash pas 13 viteve kur Julian ishte duke aplikuar për në kolegj.
Ai kishte probleme kur numri i tij social nuk korrespondonte me emrin e tij.
Shkolla ku ai aplikoi e kishte telefonuar për ta pyetur arsyen se pse po ndodhte kjo gjë.
Kështu ata e kuptuan që ai ishte i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Fëmijëve të Zhdukur.
Tashmë babai i tij Bobbu Hernandez është arrestuar të hënën nën akuzën e rrëmbimit të djalit të tij.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.