Fragmentet më të vjetra të Kuranit në botë janë gjetur në Universitetin e Birmingamit.
Dorëshkrimet mendohet se janë të paktën 1,370 vjet të vjetra, duke i bërë ato ndër dorëshkrimet më të hershme në ekzistencë.
Faqet e librit të shenjtë mysliman kanë mbetur në bibliotekën universitare për gati një shekull.
Eksperti i Bibliotekës Britanike në dorëshkrime të tilla, Dr Muhamed Isa Waley, tha se ky "zbulim emocionues" do të bëj muslimanët të "gëzohen".
Dorëshkrimi ishte mbajtur me një koleksion të librave dhe dokumenteve të tjera të Lindjes së Mesme, pa u identifikuar si një prej fragmenteve më të vjetra të Kuranit në botë, transmeton Klan Kosova.
Tekstet më të vjetra
Kur një studiues i doktoraturës ka shikuar më nga afër këto faqe vendosi të kryejë një test radiokarbon dhe rezultatet dolën të ishin "befasuese".
Drejtori i universitetit të koleksioneve të veçanta, Susan Worrall, tha se studiuesit nuk e kishin pritur as në ëndrrat më të çmendura që këto faqe të librit do të jenë aq të vjetra.
"Gjetja se kemi pasur një prej fragmenteve më të vjetra të Kuranit në të gjithë botën ka qenë emocionuese" tha ai.
Testet, të kryera nga Universiteti i Oxfordit , treguan se fragmentet, të shkruara në lëkurë dele ose dhie ishin në mesin e teksteve shumë të vjetra të mbijetuara të Kuranit, transmeton Klan Kosova.
Këto teste ofrojnë një gamë të datave, duke treguar se, me një probabilitet prej më shumë se 95%, fragmentet janë midis viteve 568 dhe 645.
"Sipas historisë myslimane, Profeti Muhamed ka marrë argumentet që formojnë Kuranin, shkrimin e Islamit, në mes të viteve 610 dhe 632, viti i vdekjes së tij."
“Personi i cili ka shkruar mund të ketë njohur profetin Muhamed ... ai ndoshta ka dëgjuar atë derisa ka predikuar” tha profesori, David Thomas nga Universiteti i Birmingham.
Sipas profesorit Thomas, i bie që personi që ka shkruar është e mundshme se ka jetuar në kohën kur profeti Muhamed ishte gjallë.
Dëshmitarët e dorës së parë
Profesori Thomas thotë se disa nga pasazhet e Kuranit janë shkruar në gur, gjethe palme dhe në lëkurën e deveve - dhe një version përfundimtar që është përmbledhur në formë të librit, u përfundua rreth vitit 650, transmeton Klan Kosova.
Ai thotë se "pjesët e Kuranit që janë gjetur datojnë diku dy dekada pas vdekjes së profetit Muhamed"
"Këto shkrime janë në një formë që është shumë e ngjashme me formën e Kuranit që lexohet sot duke mbështetur pikëpamjen se teksti ka pësuar pak ose aspak ndryshime dhe se daton me një datë që është afër me atë kur besohet se libri i shenjtë është zbuluar”
Dorëshkrimi është i shkruar në “Hijazi”, një formë e hershme e shkrimit arabe.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.