Brooke Roberts, është një burrë australian që njihet për eksperimentet sociale dhe kurthet që ua realizon njerëzve.
Më 4 korrik ai e kishte realizuar një video duke u shpërndarë ushqim të pastrehëve, transmeton Klan Kosova.
Në këtë video është një skeç kur Robert ia dhuron një sandviç një grua me flokë të bardha. Ajo është duke pirë cigare dhe duke e lexuar një revistë e kur Robert ia dhuron sandviçin ajo e falënderon shumë.
https://www.youtube.com/watch?v=fTBA79HAC2M
Në Florida, një djalë i ri i quajtur Evan Olsen ishte duke shikuar këtë video. Ai u habit tej mase kur e ka nënën e tij të zhdukur në video. Nëna e tij e cila quhet, Jaime Garlinghouse ishte shpallur e humbur që nga nëntori i vitit të kaluar.
Familjarët besonin se diçka shumë e keqe i ka ndodhur asaj. Ajo kishte probleme mendore për një dekadë dhe papritur ishte zhdukur.
Një javë pasi që Robert e kishte postuar këtë video online, mori një email nga babai i Evan, Eddie.
“Kur po shpërndaje ushqim për 4 korrik në minutën 2:29 ti i dhuron ushqim një gruaje me nj bluzë të kuqe, pantallona të zi dhe këpucë ngjyrë vjollce. Ajo është nëna e djalit tim dhe ka humbur që nga nëntori. Nuk mund ta besoj që e keni gjetur, ti je një mrekulli”, shkruhej në email.
Më vonë Robert iu përgjigjur dhe u takuan për ta gjetur dhe para pak ditësh ata janë bashkuar sërish.
https://www.youtube.com/watch?v=f--85rXccfI
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.