"Babadimri nuk ekziston", kjo është një frazë shumë e dëgjuar e sidomos në periudhën e këtij viti.
Ndoshta Babadimri nuk ekziston në formën klasike të tij, por mund të ekzistojë në disa mënyra të tjera.
Një letër e shkruar para 72 vitesh për Babadimrin, tashmë është zbuluar në një oxhak, transmeton Klan Kosova.
Por nuk ishte Babadimri me mjekërr të bardhë e rroba të kuqe ai që e gjeti.
Punëtori, Lewis Shaw, e gjeti këtë letër teksa po e rregullonte oxhakun në një shtëpi.
Shumë persona ndoshta do të vendosnin ta hidhnin, por ai vendosi ta gjejë personin që e ka shkruar në Facebook.
E ai e gjeti.
Këtë letër e ka shkruar 78 vjeçari, David Haylock, i cili e ka pranuar që e ka shkruar këtë letër kur ishte gjashtë vjeç.
Për më tepër, Shaw, e surprizoi atë duke ia dhuruar pikërisht dhuratat të cilat ai i kishte kërkuar 72 vjet më parë.
Në letër shkruhej:
“I dashur baba i Krishtlindjeve, a mund të më sjellësh një arush, një palë daulle, ushtar, pantofla dhe çfarëdo lodre tjetër që ke, Me dashuri David”, shkruhet në letërën e para 72 viteve.
Haylock, ka treguar për kohën kur e ka shkruar këtë list të gjërave që do dëshironte të ia sjellte Babadimri, si dhe shprehet që e tërë pritja ia ka vlejtur.
“Është një kohë shumë e gjatë që prej kur e kam dërguar këtë list, por definitivisht ia ka vlejtur”.
“Ishte kohë lufte, më kujtohet që bashkë me nënën e kemi hedhur letrën në oxhak”.
“Dua shumë që ti hap të gjitha dhuratat tani, por do të pres deri më 25 dhjetor”, u shpreh Haylock.
