Rritja e çmimeve ka bërë që Dogana e Kosovës të ketë më shumë të hyra.
Plot 154 milionë euro mblodhi më shumë ky institucion në 2022 se një vit më parë. Ndërsa në tërësi importoi mallra në vlerë 5.6 miliardë euro, e eksportoi veç 869 milionë sosh.
“Kemi pasur një projeksion të qeverisë të rishikuar në korrik të vitit të kaluar, në shumën 1 miliard e 477 milionë, por ne kemi arrit që këtë projeksion me kalu mbi tre për qind, përkatësisht 54 milionë më shumë”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu, njofton Klan Kosova.
Ndërkohë kanë qenë tre kategori të mallrave që kanë ndikuar në 50% të buxhetit të fituar.
“Këto janë derivatet e naftës, automjetet dhe cigaret. Tek dy kategoritë e para kemi pasur rënie të theksuar në sasi dhe ajo ndikon në rënie edhe të hyrave, pasi kemi akcizën për copë. Tek cigaret kemi pasur një rritje të lehtë”, tha tutje ai.
Më së shumti produkte janë blerë nga Turqia, ndërsa prej Serbisë janë importuar 370 milionë euro mallra, nga 450 milionë sa ishte në 2017-2018 para vendosjes së taksës.
“Përqindja se sa ka zënë hapësirë në tregun e Kosovës produktet serbe në vitin 2018 me përqindjen sot është dyfish. Atëherë kanë qenë 12 përqind në vitin 2017-2018, ndërsa sot janë 5-6 përqind”.
Sipas Llugaliut gjatë barrikadave në veri te dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak kanë qëndruar edhe doganierët e Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=sxhFU9IS1lw
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.