Lajmet e fundit

Luftat në oktagon u rikthyen mbrëmë në arenën "Climate Pledge" të Seattle për UFC Fight Night: Adesanya vs. Pyfer, dhe mund të themi me plot gojë se peizazhi në peshën e mesme ka ndryshuar përgjithmonë.
Në një natë që u përcaktua nga përfundimet apo finishet brutale, lamtumirat emocionale, por edhe debutime mbresëlënëse që sjellin gjeneratën e re e cila duket më e “dhunshme” se asnjëherë!
Lufta kryesore, e cila ishte e shumëpritur në njërën anë për shkak të rikthimit pas 13 muajve të ish-kampionit, Adesanya dhe në anën tjetër, Joe Pyfer, për të cilin jo vetëm që ishte lufta më e rëndësishme e karrierës, por një fitore eventuale do ta katapultonte në top 5 në rankim të kategorisë deri 84kg.
Joe Pyfer arriti ta ndalte me TKO (Grushte) Israel Adesanyan, në Raundin e 2-të, 4:18.
"The Last Stylebender" dukej në formën e tij klasike në fillim, duke përdorur goditjet përmes grushteve dhe shqelmave, duke u munduar ta kontrollonte distancën, të cilën Pyfer arrinte edhe ta thyente, falë përparësisë që kishte në shpejtësi.
Megjithatë, rrjedha e luftës ndryshoi dhunshëm në raundin e dytë. Joe Pyfer lëshoi një "hook" të djathtë që tronditi ish-kampionin pas kafazit. Duke treguar gjakftohtësi sikur të një veterani, Pyfer siguroi një rrëzim (takedown) vendimtar dhe lëshoi një breshëri goditjesh që detyruan gjyqtarin Herb Dean të ndërprente luftën.
Rezultatet e Skedës Kryesore (Main Card):