Një gjarpër vdekjeprurës është gjetur nën jastëkun e një banori në Stellenbosch, Afrikë e Jugut.
Specialisti për kapjen e reptilëve, Emile Rossouw, u thirr për të larguar një cape cobra, një nga gjarpërinjtë më helmues të Afrikës, që u gjet nën krevatin e banorit.
Rossouw shpërndau një video në rrjetet sociale ku shfaqet duke e larguar zvarranikun, duke thënë: "Nuk është diçka që do donit të kishit në shtratin tuaj".
Cape cobra konsiderohet një nga gjarpërinjtë më të rrezikshëm në Afrikën e Jugut.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.