Lajmet e fundit

Një foshnjë e lindur para kohe u shpëtua nga mjekët që kryen një operacion cezarian urgjent në Rafah, pasi qyteti u godit nga sulmet ajrore izraelite të shtunën mbrëma, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
Nëna e saj, Sabreen, nuk mundi të shpëtohej dhe vdiq së bashku me babanë dhe motrën e foshnjës.
Mjekët kanë bërë të ditur se foshnja kishte lindur me probleme të frymëmarrjes dhe pritet të qëndrojë në spital deri në një muaj.
Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë se 19 persona, shumica fëmijë, u vranë në sulmet në qytet atë natë.