Dan Bull, është një kopshtar që shpenzon dhjetë javë, për ta rregulluar një gardh.
Por, jo një gardh dosido.
Në Powis Castle, është një pjesë e gjelbëruar e gjatë 17 metra, e për ta rregulluar në formën më të mirë të mundshme një kopshtari i duhen dhjetë javë në vit.
“Është frikësuese në fillim kur fillon të bësh prerjen, mirëpo pas javës së tetë apo të nëntë mësohesh me këtë gjë”, është shprehur Bull.
Ky gardh, është rreth 300 vjet i vjetër, dhe legjenda thotë që dikur duheshin rreth dhjetë persona për ta rregulluar.
https://www.youtube.com/watch?v=z_S9-D1TSLs
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.