06.06.2016 · përditësuar para 3683 dite1 min lexim
Në qytetin Debrecen të Hungarisë është mbajtur një garë bizare.
36 burra, të ndarë në 18 grupe, kanë marrë pjesë në kampionatin nacional të hapjes së varreve, përcjellë Klan Kosova shkrimet e mediave të këtij vendi.
Gjyqtarët në këtë kompeticion vlerësuan garuesit për shpejtësinë e gërryerjes, por edhe stilin.
Fituesi arriti ta hap për vetëm 30 minuta varrin 80 centimetra të gjerë, 2 metra të gjatë dhe 1 metër e 60 centimetra të thellë.
"Nuk bëmë kushedi se çfarë përgatitje, pasi këtë punë e bëjmë çdo ditë", tha Jonasi, njëri nga pjesëmarrësit në garë, trasnmeton Klan Kosova.
Ekipet që gërryejnë varret kanë teknika të ndryshme; disa preferojnë të gropojnë bashkë, por ka edhe të atillë që ndahen, njëri punon me kazme e shati, ndërsa tjetri e shpërndanë dheun me kaci përreth.
"Nuk besoj se kjo është morbide", tha zëvendëskryetari i Shoqatës së varrmihësve hungarezë, Zoltan Jurasik. "Ky është një profesion dhe kolegët që sot ishin rivalë ndihen krenarë dhe meritojnë respektin tonë".
Qëllimi kryesor i kësaj gare, ishte të joshen varrmihësit e rinj të futen në këtë profesion./Klan Kosova
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.