Lajmet e fundit

Skuadra e Galatasarayt ka fituar Superkupën e Turqisë për sezonin 2023/24, kjo pasi Fenerbahce e dorëzoi ndeshjen qysh në minutën e dytë.
Krejt kjo ndodhi pasi ekipi turk i Fenerbahces kishte vendosur të fuste në fushë ekipin U-19, kjo pas konfliktit me Federatën Turke të Futbollit, transmeton klankosova.tv
Fernerbahce kërkoi nga FTF që të shtyhet ndeshja e Superkupës pasi në mesjavë ata do të zhvillojnë ndeshjen në Ligën e Konferencës.
E për të gjithë tifozët që shkuan në stadium, ekipi i Galatasaray vendosi që të luante mes vete me ekipin për t’iu dhënë show tifozëve.
Ishte Mauro Icardi ai që shënoi golin për tifozët.
https://twitter.com/i/status/1777046719928127721
Kjo mbetet finalja më e shkurtë në historinë e futbollit evropian