Nga e marta, Gabriel Attal, e mban pozitën e dytë më të rëndësishme në Francë. Ai u emërua kryeministër, me një dekret të presidentit Emanuel Macron pas dorëheqjes së një dite më parë nga kjo pozitë të Elizabeth Borne, e cila ia dorëzoi detyrën pasardhësit, në Pallatin Matignon.
Attal tha se në mandatin e tij ka për qëllim ta bëjë sigurinë prioritet absolut, e po ashtu edhe të forcojë shërbimet publike në vend, teksa nuk la anash çështjen e të huajve në Francë e BE, raporton Klan Kosova.
“Do të veprojmë për solidaritet midis francezëve, do të marrim përgjegjësinë për ta bërë autoritetin dhe respektin për të tjerët një vlerë të lartë politike. Si dhe do të forcojmë sovranitetin tonë kombëtar dhe atë të Evropës duke kontrolluar më mirë emigracionin”, tha ai.
E ishin pikërisht telashet politike me ligjin për emigracionin, i cili parashihet të rrisë mundësitë e pushtetit për të depërtuar të huajt, që bënë Elizabeth Borne të japë dorëheqje.
Pasardhësin e saj e bëjnë të veçantë dy fakte. I pari është se Attal futet në histori si kryeministri më i ri në Francë, pasi i mbush veç 35 vjet, edhe dy muaj e një javë. I dyti se ai ka pranuar publikisht se është gej.
Pavarësisht moshës së re, Attal ka një përvojë mbi 10 vjeçare në qeverinë franceze, ku ka shërbyer si ministër për arsim dhe zëdhënës. Ai njihet për aftësi të jashtëzakonshme komunikimi dhe gazetarët e quajnë snajperi i fjalëve.
https://www.youtube.com/watch?v=s8-hm4yENqI
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.