Festat e fundvitit janë ajo pjesë e vitit ku shumë persona e shfrytëzojnë për tu rilidhur me miqtë e vjetër.
Por disa mund ta kuptojnë këtë gjë shumë tekstualisht, dhe për ta takuar mikun hyjnë në burg.
Autoritetet në Florida, e kanë arrestuar të hënën një njeri pasi ai akuzohet se me makinën e tij e përplasi rredhojën e burgut e kështu duke i tejkaluar rrethojat u fut brenda oborrit të burgut.
I dyshuari është 24 vjeçari Patrick Rampe, u kishte thënë policëve se “vetëm dëshironte ta vizitonte një mik që gjendet në burg”.
Shefi i policisë në Florida ishte shprehur se dëmet materiale arrinë deri në 5 mijë dollarë.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.