25.06.2015 · përditësuar para 4033 dite1 min lexim
Të mbuluar me tatuazhe, të veshur vetëm me një palë pantollona të shkurtë, duke u rrahur për një top, në shikim të parë duken sikur janë të burgosur që luajnë në oborrin e burgut.
Por jo, këta atletë që janë pjesë e Calcio Storico i njohur ndryshe si “futbolli historik”, që mbahet në qytetin italian, në Florencë, transmeton Klan Kosova.
Kjo lojë është luajtur për herë të parë në vitin 1574, dhe ishte përshkruar nga mbreti King Henry III si “Shumë e vogël për të qenë luftë, dhe shumë mizor për të qenë thjesht një lojë”.
Në këtë lojë dy ekipe ndahen në 27 lojtarë, e rregulla e vetme që ata duhet të e ndjekin është që ta marrin topin.
Nuk ka asnjë rregull tjetër, dhe çdo gjë tjetër lejohet, natyrisht edhe përdorimi i dhunës.
Për këtë lojë, lojtarët ushtrohen çdo ditë, dhe loja zgjat 50 minuta pa asnjë pushim, edhe në rast se ata dëmtohen, për ta nuk ka mëshirë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.