Lajmet e fundit

Tashmë ka dalë lista e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të fazës Main Round për EURO 2026.
“Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futsall, Agon Ramadani ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të fazës Main Round për EURO 2026 që zhvillohen gjatë muajit dhjetor”, thuhet në postimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Fillimisht Kosova do të luajë si mysafire me Gjeorgjinë, më 13 dhjetor nga ora 15:00”.
“Kurse më 17 dhjetor do të ballafaqohet me Bullgarinë në Prishtinë, në orën 20:00”.