Lajmet e fundit

Një thënie e vjetër angleze thotë që nusja për dasmën e saj duhet me patjetër të vesh “diçka të vjetër, diçka të re, diçka të huazuar ose diçka të kaltërt”.
E Abigail Kingston veshi diçka goxha të vjetër!
Në dasmën e saj, Kingston veshi një fustan që më parë është veshur nga 11 nuse të tjera në 120 vjetët e fundit, transmeton Klan Kosova.
Ky fustan është trashëguar në familjen e saj me gjenerata.
Nusja e parë që e veshi këtë fustan ishte Mary Lowry Warren që u martua në vitin 1895.
Kurse e fundit ishte nënë e saj, Leslie Kingston, që u martua në vitin 1991.