11.06.2015 · përditësuar para 4047 dite1 min lexim
Një dyqan bamirësie është në kërkim të një pensionisti që ka dhuruar fustanin e dasmës së gruas së tij të vitit 1950 të bashkëngjitur me një shënim të shkruar me dorë.
Këtë letër e panë menaxheri i zonës, Aysha Alton dhe menaxheri i dyqanit, Sue Denton vetëm kur po i grumbullonin fustanet.
Mesazhi thotë: "Unë uroj që çdo grua që merr këtë fustan të kenë një jetë me të dashurin që zgjedh, 56 vite të lumtura ashtu si isha unë. Isha një njeri me fat që kisha pranë vetes një zonjë si bashkëshkortja ime”.
Organizata e bamirësisë mendon se njeriu duhet të jetoj ne zonën afër pasi janë vendosur 22 dyqane bamirësie në të gjithë qytetin.
Veshja është unike dhe duket të jetë me porosi dhe mungon etiketa.
"Ne mendojmë se është një fustan i vitit 1950 për shkak të numrit të viteve të përmendura në shënimin që ishte bashkangjitur në letër”
"Kur pamë mesazhin që erdhi me të, ne menduam se do të ishte mirë për ta vënë atë në mediat sociale dhe ta ndajmë këtë histori” tha menaxherja, transmeton Klan Kosova.
Ajo spjegoi se qysh ditën e parë kur e kanë vendosur në faqen e tyre në Facebook ka pasur shumë telefonata dhe shumë njerëz janë interesuar për ta blerë, andaj ata vendosën që ta hedhin në e-bay për ta patur mundësinë ta blejnë edhe ata që janë jashtë kufinjve.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.