Në një të shtunë më 19 maj të vitit 1962, në një event të Demokratëve, njëkohësisht festa e hershme e ditëlindjes së 45-të të presidentit John F. Kennedy në Madison Square Garden, Marilyn Monroe shkëlqeu në skenë në një fustan glamuroz të bardhë.
Pikërisht ky fustan është shitur për hiç më pak se 3.87 milionë euro, transmeton Klan Kosova.
Ajo kishte të veshur një krijim nga Jean Louis që rrinte për mrekulli në trupin e saj.
Kjo ishte ndër paraqitjet e saj publike të fundit para vdekjes së saj, me ç’rast ajo këndoi urimin për ditëlindjen e presidentit.
E po ky fustan është shfaqur në ankandin “Julien’s Auctions”.

●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.