Si liderët e tjerë të partive politike edhe Fatmir Limaj sot shkoi në Vushtrri për të kërkuar vota nga qytetarët e këtij qyteti.
Ai shkoi t’i dalë në mbështetje kandidates për kryetare të kësaj komune, Xhevahire Izmakut.
Për të zgjidhur problemet në qytetin që njihet si i agallarëve, Limaj tha se duhet votuar Izmaku.
Pos që tha fjalë të mira për të ai doli të ecë edhe nëpër shesh, ku edhe u shqetësua pak se si ecin andej pari ato që mbathin take. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=FuK29LSFj_Q
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.