Bashkë me ligjin e ri, u dyfishua edhe numri i anëtarëve të bordit.
Norma juridike që më 2 tetor u publikua në Gazetën Zyrtare nxjerr se nga 7 pjesëtarë sa duhet t'i ketë Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, të bëhen 15, raporton Klan Kosova.
Krejt kjo, për deputetin e Vetëvendosjes në pushtet, Fitim Haziri u bë që kjo trupë të jetë sa më funksionale, pasi vazhdimisht kanë pranuar ankesa për numrin e vogël të stafit kundrejt numrit të madh të ankesave.
Këto nuk po i beson minoranca, që akuzon Vetëvendosjen se po synon kapjen e administratës.
Sipas Blerta Deliut nga Partia Demokratike të Kosovës, me këtë ligj kështu shpërfaqet tendenca e partisë në pushtet që të ketë nën kontroll shërbyesit civilë dhe nuk ka marrë për bazë as vërejtjet e partnerëve ndërkombëtarë e opozitës.
Kritika për prirjen e ekzekutivit për ushtrim të ndikimit mbi borde, kanë edhe monitoruesit.
Për Melos Kolshin nga Instituti Kosovar për Drejtësi, kjo qasje nga ekzekutivi duhet të ndërpritet e të mos përsëritet pasi tendenca të tilla ka pasur edhe në institucione të tjera.
Me ligjin e ri, 3 anëtarë janë nga pakicat, teksa u hoq kushti për provimin e jurisprudencës. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=HcStOLyRuqo
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.