Mesfushori italian Davide Frattesi mund të largohet nga Interi gjatë kësaj vere. Sipas raportimeve nga Italia, Nottingham Forest po ndjek me interes situatën e 26-vjeçarit.
Interi nuk e konsideron të pashitshëm Frattesin dhe është i gatshëm të dëgjojë oferta të përshtatshme. Kjo ka bërë që Nottingham Forest të qëndrojë në gatishmëri për një transferim të mundshëm.
Mbetet të shihet nëse mesfushori italian do të vazhdojë karrierën te kampioni i Italisë apo do të transferohet në Premier League gjatë afatit kalimtar veror./ Klankosova.tv
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.