17.09.2015 · përditësuar para 3948 dite1 min lexim
Një grup i studentëve u tmerruan kur pranuan një letër nga fqinja e tyre.
Përmes letrës fqinja i tregoi që dritarja në banjon e tyre është tërësisht transparente, transmeton Klan Kosova.
Komshinja që ua donte të mirën studentëve vendosi që tu tregojë atyre të vërtetën se çdo herë kur bëjnë dush, nuk janë të vetëm në banjo, pra shihen tërësisht nga të tjerët pasi që xhami ua lejon këtë gjë.
“Mirëdita dhe mirëserdhët në rrugën Whippingham"Ne menduam që duhet të iu tregojmë diçka që është shumë e dukshme për ne."Xhami në banjon e juaj përballë shtëpisë tonë nuk u dhuron shumë privatësi."Në fakt asnjë privatësi, e sidomos natën kur është drita e ndezur."Kështu që iu sygjerojmë që t’i kërkoni pronarit që të ua sjellë një xham tjetër.Gjithë të miratNga fqinja juaj me shtëpinë përballë”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.