Lajmet e fundit

“Që në moshën tre vjeçare ajo filloi që ta merrte fotoaparatin tim nga qanta dhe më kërkonte që t’i tregoja ato që fotografoja. Unë asnjëherë nuk e shtyja atë që ta pëlqente fotografinë, por preferoja që vet të parashtronte pyetje”, tha Kevin Wyllie, babai i vajzës.
Për herë të parë ajo fotografoi një dasmë më 15 prill të këtij vitit, kur babai i saj i kishte kërkuar asaj që ta asistonte.
“U kënaqa shumë në dasma dhe detyrohesha që të punoja shpejtë, gjë që për mua ishte shumë sfiduese”, u shpreh Regina.
Por, çifti i martuar ishin të mahnitur nga fotografitë të cilat i kishte nxjerrë Regina nëntë vjeçare.
“Çifti ishte tejet i kënaqur. Në fakt ata më thanë që fotografitë që Regina kishte bërë sidomos të fëmijëve i kishte bërë ata të qanin”, u shpreh Kevin.
Ai u shpreh se shumë çifte tani kërkojnë shërbimin e Reginas.
“Gjithmonë mendoja që fotografitë do të jenë hobi. Unë dëshiroja të bëhesha një dizajnere – por kam filluar të mendoj që do të bëhem një fotografe profesionale, njësoj sikurse im atë”, u shpreh Regina.
Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë e realizuara nga kjo vogëlushe.
