Lajmet e fundit

Mikael Theimer është një fotograf dhe mund të fotografojë çdo gjë. Çdo gjë, përveç të dashurës së tij.
Ai e dashuron shumë atë dhe dëshiron shumë që t’i bëjë fotografi, por problemi qëndron se ajo i urren fotografitë dhe çdo herë kur ai tenton të shkrep një fotografi ajo gjen një mënyrë se si ta fsheh fytyrën, transmeton Klan Kosova.
“Kur ajo e fsheh fytyrën kjo gjë ma rrit ende dëshirën që ta fotografoj e kështu ne çështjen e fotografisë e kemi shndërruar si një lojë, çdo herë kur kur dëshiroj ta fotografoj ajo e fsheh fytyrën”, ka shkruar Theimer.