01.12.2015 · përditësuar para 3872 dite1 min lexim
Kur Evangelina McCrary dhe Angelica Blount dëgjuan të qarat e një bebeje afër një shtrati të një lumi, ata menjëherë e thirrën policinë, të cilët e gjetën një bebe të porsalindur, e varrosur poshtë pjesës së rrënojave dhe asfaltit, transmeton Klan Kosova.
Përfaqësuesit e policisë së Los Angeles kanë deklaruar se foshnja ishte shumë ë ftohtë, por mjekët kanë arritur ta trajtojnë atë në vendin e ngjarjes dhe më pas ishte transportuar në spital në gjendje stabile.
Raportohet se nëna e foshnjës, ose personi përgjegjës për këtë krim nuk është gjetur ende, por do të përballet me akuzën e tentim vrasjes dhe të rrezikimit të fëmijës.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.