22.08.2016 · përditësuar para 3605 dite1 min lexim
Shumë shpjet mund të fillojë të përdoret një formë krejt e re e varrosjes së trupave dhe e varreve të njerëzve të vdekur, njofton KlanKosova.tv.
Kjo formë e re dhe futuristike mund ta ndryshojë komplet edhe perceptimin tonë rreth vdekjes dhe “jetës” pas saj.
Po ashtu, në vend se varrezat të jenë të frikshme e me gurë varresh, tani ato mund të jenë parqe me lule – ndonëse lule të vdekurish.
Ja si mund të ndodhë kështu, paraqitur edhe më video e ilustrime:
Së pari trupi ngrihet në nitrogjen të lëngshëm, pastaj shoshitet për t’u zhbërë nga figura njerëzore.
Më pas futet në temperaturë për t’u tharë.
Pjesët e mbetura futen në një makinë. Kjo e mundëson që pjesa e mbetur të jetë një sasi krejt e vogël dhe arkivolet e rinj mund të varrosen në thellësi prej 30 centimetrash.
Pas gjashtë muajsh, vendi ku është varrosur pluhuri shndërrohet në një tokë të pëlleshme dhe aty rritet një pemë.
A mos është ky kuptimi i jetës së përtejme? Të jetosh si pemë!
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.