Lajmet e fundit

Trajneri i Milanit Paolo Fonseca, e ka zbuluar formacionin e skuadrës para ndeshjen në Champions League kundër Club Brugge.
Këtë ai e bëri të ditur në një konferencë për media.
Strategu njoftoi se Rafael Leao dhe Theo Hernandez do të kthehen në formacionin startues të Milanit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve në shtëpi ndaj Club Brugge.
Në fitoren 1:0 të Milanit ndaj Udineses në fundjavë, Leao nuk u paraqit kurse Hernandez ishte i suspenduar për shkak të kartonit të kuq.
“Leao dhe Hernandez do të luajnë nesër nga minuta e parë. Unë pres prej tyre që ta japin maksimumin për të ndihmuar Milanin të fitojë”, tha ai.
Milani të martën nga ora 18:45 takohet me skuadrën belge në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.