Lajmet e fundit

Më në fund pas shumë përpjekjeve, Milan ka arritur ta transferojë mesfushorin francez, Youssouf Fofana.
Fofana ishte prej kohësh në "radarin" e "Kuqezinjve", por dhe vet 25 vjeçari kërkonte të transferohej vetëm në "San Siro".
Ai i refuzoi disa oferta të shumta nga Premier League.
Klubi i tij, Monaco, duket se i është dorëzuar dëshirës së futbollistit, duke pranuar ofertën e ardhur nga Milani prej 25 milionë eurosh.
Tashmë francezi pritet në Milano, aty ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të prezantohet si goditja më e re në këtë merkato vere.