Lajmet e fundit

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ishte i pranishëm të shtunën në stadiumin “Liman Gegaj”, për të parë nga afër ndeshjen Malisheva-Dukagjini.
Kjo përballje u mbyll me rezultat 1-1, me dy skuadrat që nuk arritën që të gjejnë golin e fitores.
Nuk është hera e parë që trajneri gjerman po shikon ndeshjet e Superligës. Ai duket se po mban një sy te futbolli vendor në mënyrë që të gjejë ndonjë lojtar për t’i bërë ftesë në grumbullimin e ardhshëm.
Përndryshe, Foda ka deklaruar vet që do të qëndrojë në Kosovë, për sa kohë që të jetë trajner. /Klankosova.tv.