Fondi Monetar Ndërkombëtar i zbriti goxha projeksionet për ekonominë e sivjetme kosovare.
Në raportin e fundit, thuhet se më 2022 pritet që rritja ekonomike të jetë 2.7%, ndryshe nga Banka Qendrore që ka parashikuar 3.7%, e qeveria që e ka përmendur edhe 5 përqindëshin.
Njohësi i ekonomisë, Sead Ujkani, i vlerëson si më reale shifrat e FMN-së.
"Qeveria është dashur të tregohej shumë më proaktive, jo vetëm të kënaqej kushtimisht me shifrat e arritura si rrjedhojë e rikuperimit nga pandemia", shprehet Ujkani, njofton Klan Kosova.
Ndërsa Florin Aliu shpreh rrezikun që inflacioni dhe kriza energjetike ta rëndojë situatën, e që mund të ketë edhe rënie ekonomike.
"Unë pres vështirësim në dhjetor-janar të këtij viti, kur problemi i energjisë do të thellohet, çmimet e naftës priten me u rritë, fuqia blerëse e qytetarëve do të vërehet në këtë periudhë", thotë Aliu.
Ujkani propozon të ndihmohet prodhimi vendor.
"Në subvencionimin e produkteve vendore, për t'i dhënë impuls simulimit të ofertës vendore, dhe në subvencionimin e shtresave të varfra", shton ai.
Ndërsa Aliu thotë se rritja e pagave është e domosdoshme në këtë kohë.
"Për me mujt me majtë këtë fuqi blerëse, është vetëm nëse pompojmë ma shumë pare në ekonomi", shprehet Aliu.
Norma vjetore e inflacionit për muajin shtator ka shkuar në 12.7%.
https://www.youtube.com/watch?v=XQOHlMeYzs0
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.