Dy muaj më parë regjisorja dhe aktorja Melihate Qena, mori çmimin për vepër jetësore. Bashkë me çmimin iu premtuan edhe 5 mijë euro nga Ministria e Kulturës, të cilat ende nuk i ka parë.
Për paratë të cilat ende nuk i mori, aktorja Qena thotë se nuk janë shumë.
“Nuk është shumë e vogël për artistët. Në art paratë fitohen vështirë”.
Gazetari Rilind Matoshi, ka kontaktuar ministrinë e Kulturës, e cila ka konfirmuar vonesën e mjeteve financiare. Të njëjtit kanë deklaruar se shumë shpejtë pritet që artistja kosovare t’i marrë paratë që i takojnë.
https://www.youtube.com/watch?v=ErVCNVCFIHU
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.