Një burrë nga Kentaki i ShBA-së, i cili fitoi 500 mijë dollarë nga një biletë lotarie, festoi fatin e tij të mirë duke shpërndarë nga 100 dollarë për disa punëtorë në dyqanin ku bleu e biletën.
Daniel Refitt u tha zyrtarëve të lotarisë se në momentin e fundit ai ndryshoi mendje dhe bleu një biletë gërvishtëse.
“Po arrija të shtypja butonin për të blerë biletën e Fast Play, më pas mendova “Nuk ka rëndësi” dhe bleva biletën tjetër”, tha Reffitt.
Ai zbuloi çmimin prej 500 mijë dollarësh teksa ishte ende në dyqan dhe vendosi t’i ndante paratë me disa punëtorë të dyqanit aty pranë.
“Pashë disa djem të ulur dhe u dhashë nga 100 dollarë secilit e u thashë, ‘Gëzuar Krishtlindjet’”, tregon ai.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.