“Zotëri i shëmtuari” është një garë në Zimbabve që realizohet tash e tre vjet.
Mirëpo shumë persona po e gjykojnë këtë garë si jo të drejtë, sepse fituesi i kësaj gare nuk është aq i shëmtuar, transmeton Klan Kosova.
Gjykatësit të shtunën kanë zgjedhur 42 vjeçarin, Mison Sere, duke vlerësuar kështu se dhëmbët e tij e bëjnë atë një person shumë të shëmtuar.
Por përzgjedhja e tij i ka penguar shumë William Masvinu, që mban titullin si më i shëmtuari që prej vitit 2012.
Masvinu është shprehur se Sere është shumë i mrekullueshëmm për të fituar një çmim për shëmti.
“Unë jam i shëmtuar vetvetiu. Kurse ai është i shëmtuar vetëm kur e hap gojë”.
“A mos duhet në këtë garë të humbasësh dhëmbët që të fitosh”.
“Kjo është padrejtësi”, është shprehur Masvinu.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.