Një lojtar i Lotarisë Arsimore të Karolinës së Veriut në ShBA, i cili ka përdorur të njëjtin grup numrash për 7 vjet, zbuloi se durimi i tij u shpërblye me një çmim me vlerë 25 mijë dollarë në vit për gjatë gjithë jetës.
"Kam luajtur të njëjtat numra çdo ditë që nga fillimi i lojës" tha ai. "Numrat janë të gjithë ditëlindje të ndryshme për njerëzit në familjen time", tha Paul Caudill.
Caudill tha se ai tashmë e di se ku do të shkojnë paratë.
"Unë mund ta paguaj shtëpinë time tani", deklaroi ai.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.