Një përdorues i instagramit fotografia e të cilit është përdorur në ekspozitë nga artisti Richard Prince, pa lejen e tij, ka thënë se nuk do t’i kërkojë atij që t’i jap paratë që i takojnë.
65 vjeçari, Prince, ka hapur një ekspozitë me 37 fotografi “screenshoot”nga rrjeti social Instagram, prej të cilave ka arritur të fitojë qindra mijëra dollarë.
Kjo nuk është hera e parë që ky artist bën diçka të tillë, shkruan The Independent.
Edhe vitin e kaluar ai kishte hapur një ekspozitë me fotografi të huazuara nga instagram. Herën e kaluar, galeria e tij përmbante fotografi të femrave të bukura, në poza kompromituese në të cilat kishin pozuar edhe porno aktoret.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.