Angazhimi i një burri nga Michigani i ShBA-së për të mos humbur një short lotarie, edhe kur ishte në pushime, i dha atij çmimin e parë prej 110 mijë dollarësh.
Douglas Woodside, 59-vjeçar, u tha zyrtarëve të Lotarisë së Miçiganit se nuk donte të humbiste asnjë short gjatë pushimeve, kështu që bleu një biletë. Ajo përputhej me numrat e Fantasy 5 në shortin e 3 majit -- 04-18-23-27-29 -- duke i fituar atij xhekpotin prej 110 mijë dollarësh.
"Unë dhe gruaja ime po niseshim për pushime, kështu që bleva një biletë Fantasy 5 me shumë shorte për të mbuluar ditët kur do të ishim larguar", tha Woodside. "Rreth një javë më vonë, pasi u kthyem në shtëpi nga udhëtimi ynë, m'u kujtua të kontrolloja biletën".
Ai tha se zbulimi i fitores erdhi si një tronditje e mirë.
"E shikova tre herë dhe më pas kërkova gruan time ta shikonte për t'u siguruar që nuk po i shihja gjërat gabim. Pasi ajo konfirmoi atë që po shihja, menjëherë fillova të dridhem. Nuk mund ta besoja!”, tha ai.
Woodside theksoi se fitimet e tij do të shkojnë drejt disa projekteve të renovimit të shtëpisë dhe forcimit të kursimeve.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.