Një burrë nga Maryland i ShBA-së fitoi çmimin prej 30 mijë dollarësh në lotari, teksa ishte duke udhëtuar për në punë.
Ai tregoi për autoritetet e Lotarisë së Marylandit se kishte disa para të tepërta në xhep dhe vendosi të ndalonte në një dyqan 7-Eleven në rrugën e tij për të blerë disa bileta.
Bileta e fundit që hapi ishte një lojë Diamond Bingo me vlerë 3 dollarë, që rezultoi të ishte fituese për 30,000 dollarë.
"Kam qenë në shok", tha ai. "E kontrollova 6 herë dhe kur mbërrita në punë e kontrollova përsëri"
Ai i tregoi biletën gjyshes së tij, e cila e kishte nisur të luante lotarinë kur ai ishte 18 vjeç.
"Ajo qau", shtoi fituesi.
Paratë do t’i përdorë për të paguar një makinë familjare dhe për disa renovime në shtëpi.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.