Firmat japoneze, po i detyrojnë punëtorët e tyre që t’i pastrojnë dhëmbët gjatë pushimit të drekës dhe të përdorin deodorant gjatë orarit të punës.
Zyrtarë të disa kompanive kanë thënë se kjo do t’iu kërkohet posaçërisht grave dhe një gjë e tillë po kërkohet për të kursyer energji nga përdorimi i kondicionerëve të ajrit, gjatë ditëve me temperaturë të lartë.
Fabrika e syzeve Owndays Co, ka kërkuar nga punëtorët që t’i pastrojnë dhëmbët vazhdimisht, pasi njëri nga klientët kishte thënë se punonjësve po u vije era si tablo cigaresh. Atyre po ashtu iu është kërkuar që të mos hanë ushqime që mbajnë erëra të forta gjatë orarit të punës, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.