Lajmet e fundit

Fiorentina ka shënuar fitore ndaj Club Brugge, me rezultat 3-2, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Konferencës.
Golin e parë për Violën e realizoi Sottil, në minutën e 5’. Vanaken u kundërpërgjigj me një gol në minutën e17’.
Italianët kaluan sërish në epërsi në minutën e 37’, me anë të Andrea Belotitt.
Në pjesën e dytë, belgët u kthyen në lojë me anë të Thiagos, në minutën e 63’.
Megjithatë, italianët me një gol në minutën e 91’, me anë të Nzolas, e fitoi ndeshjen.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave.