19.04.2016 · përditësuar para 3731 dite1 min lexim
Është cilësuar si një film ku hapësira dhe koha janë të ndërthurura në një botë surreale, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Vetëm trileri i filmit është 7 orë e 20 minuta i gjatë, çka e bën këtë film më të gjatin që është prodhuar ndonjëherë.
Filmi eksperimental i regjisorit suedez dhe artistit Anders Weberg do të shfaqet në vitin 2020 në tërë botën e më pas do të shkatërrohet.
Përderisa vetëm trailer’in e ka të gjatë 7 orë, vetë filmi i quajtur Ambiance do të zgjasë 30-të ditë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.