Yasmin Alotus nga Turqia, e diplomuar në elektronikë, dha disa këshilla se si mund të menaxhojmë me nervozizmin.
Në emisionin Ora e Pasdites në Klan Kosova, ajo sugjeroi që pajisjet WIFI të mos i mbajmë afër.
“WIFI është shumë i rrezikshëm, duhet a përdorim vetëm gjatë përdorimit të internetit dhe të mos e lëmë ndezur gjatë tërë kohës që valët e internetit të na përshkruajnë trupit tonë, se edhe ashtu 70% të trupit e kemi vetëm ujë”, sqaroi Alotus.
“Ju nuk e shihni rrezatimin që lirohet, por ai direkt depërton në pjesën e lëngshme të trupit tonë, në ujërat dhe gjakun në trup, duke i nxehur dhe i ngritur në njëfarë forme gjakrat”.
“Kur gjaku nxehet, vjen deri te dhimbjet e kokës, që janë tepër të shpeshta. Jam dëshmitare që vitet e fundit ka shumë kokëdhimbje gjithandej nëpër botë dhe pastaj kur gjaku nxehet patjetër që ka edhe shpërthime dhe ngatërresa mes njerëzve, por edhe stres në jetën e tyre”, tha mysafirja e Orës së Pasdites.
Yasmin Alotus këshillon që të paktën natën ta ndalim pajisjen WIFI, të mos e marrim telefonin me veti kur flemë: “më besoni se do të flini shumë rehat si bebet”, përfundoi ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=157GoFxdHWk
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.